Abstract:
Prezantim Posteri
Në kushtet e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri dhe zhvillimit të
vrullshëm të medias sociale, si një medium i rëndësishëm qe po zëvendëson
median tradicionale, duket se mediat lokale kanë mbetur disi në hije.
Qyteti i Gjirokastrës mbulohet nga tre televizione kryesore: televizion
publik lokal TVGJ, dhe dy televizione lokale Alpo dhe Channel 7 të cilat
prodhojnë lajme për të gjithë zonën dhe rrethinat e saj.
Këto televizione kanë si burim të ardhurash vetëm reklamat dhe të
ardhurat e realizuara janë të pamjaftueshme për të pasur staf të plotë dhe te
kualifikuar si edhe mundësi për të prodhuar emisione cilësore që i
diferencojnë nga njëra-tjetra dhe i afrojnë më afër televizioneve kombëtare.
Një tjetër problematikë e televizione lokale në qytetin e Gjirokastrës
është formimi akademik i stafit që punon në këto media. Pjesa me e madhe e
gazetarëve dhe stafit teknik nuk kanë studiuar në fushat që përkojnë me
pozicionin e tyre të punës çka cenon profesionalizmin e tyre.
Ky punim synon të mbledh të dhëna në tre televizionet lokale duke
sjellë kështu një paraqitje të plotë të problemeve të financimit, prodhimit
mediatik dhe statusit profesional të gazetarit në televizionet lokale të qytetit
te Gjirokastrës.