Abstract:
Kanalet televizive vendore në Shqipëri u kanë dhënë një kohë speciale
transmetimi produksioneve ndërkombëtare, veçanërisht serialeve,
telenovelave dhe muzikës. Arsyeja se përse ka një prezencë të këtyre
produksioneve është fakti që TV vendore shqiptare financiarisht nuk munden
të prodhojnë emisionet e tyre vendore. Serialet dhe telenovelat, përgjithësisht
nga Amerika Latine (Brazili, Venezuela, Meksika), ShBA, Italia dhe Turqia
transmetohen tashmë në këto kanale televizive. Por, pas hyrjes së tyre në
rrjetin e dixhitalizuar, transmetimi i këtyre përmbajtjeve do të jetë i vështirë
për tre arsye kryesore:
1. E drejta e transmetimit të serialeve është në dorë të kanaleve
kombëtare shqiptare (kryesisht me qendër në Tiranë, apo edhe në
Prishtinë dhe Shkup).
2. Ligji kundër piraterisë i promovuar me kujdes nga AMA
3. Çmimi shumë i lartë i këtyre programeve nëse blihen direkt nga
kompanitë ndërkombëtare të shpërndarjes.
Për këtë arsye, ne mendojmë që kanalet televizive vendore në Shqipëri
do të përballen me vështirësi dhe probleme me përmbajtjet e tyre
ndërkombëtare në përgjithësi dhe me serialet në veçanti. Shumë nga këto
kanale mund edhe të ndërpresin transmetimet sepse serialet mbeten
matërialet kryesore të trabnsmetimit, krahas edicioneve vendore të lajmeve
të përgatitura prej tyre