Abstract:
Rritja e efikasitetit të shërbimeve komunale dhe rritja e transparencës së
punës në komunat e Republikës së Kosovës janë ndër qëllimet kryesore
të institucioneve lokale dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit
Lokal. E tërë kjo për të bërë plotësim të nevojave dhe realizim të
shërbimeve publike të qytetarëve përmes vetëqeverisjes lokale,
përkatësisht Komunës së Ferizajt në kohë dhe në formën e duhur. Ky
hulumtim është i përqendruar në reformat që janë duke u aplikuar në
administratën e Komunës së Ferizajt, më saktë në ato për elektronizimin
e punës dhe vendosjes së mënyrave të reja që përshtaten me kushtet për
ofrim të shpejtë dhe korrekt të shërbimeve nga ky institucion. Qëllimi i
këtij studimi është i përqendruar në atë se sa ndihmon e-administrata
në përshpejtimin e procedurave dhe në kryerjen e punës nga ana e
zyrtarëve të Komunës së Ferizajt. Është bërë identifikimi se cilat janë
vështirësitë dhe sfidat që shfaqen gjatë realizimit dhe krijimit të një eadministrate
efektive për udhëheqësit dhe zyrtarët komunalë që ofrojnë
shërbime në aspektin e përgatitjes së tyre dhe aplikimit në praktikë të
këtyre reformave.