Abstract:
Hulumtimi për menaxhimin administrativ të inicimit dhe përfundimit
të procedurës penale në Prokurorinë Themelore të Ferizajt është
realizuar për të krijuar një pasqyrë reale të punës së këtij institucioni
duke bërë analizë dhe studim të aspekteve relevante për këtë fushë.
Duke përdorur metodat e përcaktuara janë arritur gjetje të cilat
tregojnë nivelin e efikasitetit dhe performancës së këtij institucioni. Ky
studim ka sjellë gjetje rreth vështirësive me të cilat ballafaqohen
zyrtarët e këtij institucioni, rreth kushteve në të cilat kryhen detyrat,
rreth zgjidhjes së lëndëve apo kallëzimeve penale të paraqitura në këtë
institucion si dhe janë nxjerrë informata edhe për bashkëpunimin e
Prokurorisë Themelore të Ferizajt me institucionet e tjera.
Këto gjetje ndihmojnë Prokurorinë Themelore të Ferizajt në
përmirësimin e kryerjes së punës dhe ndihmojnë qytetarët për të parë
gjendjen aktuale të funksionimit të saj.