Abstract:
Nga shqyrtimi që i kemi bërë rrugëve të ndërtimit të termave bazë të mekanikës, të cilët shërbejnë vetë si elemente përbërëse të termave togfjalësh, del se një rrugë me interes të veçantë studimi është rruga semantike, meqë termat e krijuar shfaqen si lidhje të gjuhës së përgjithshme me leksikun terminologjik të fushës përkatëse.
Për studimin e leksikut në fjalë si leksik bazë, por edhe i përbashkët për nënfushat e tjera të mekanikës, vlerë të veçantë merr veçimi dhe identifikimi i këtij leksiku me teknologjinë mekanike, automobilin etj.
Një vend më vete zënë termat bazë, kur vështrohen si mjete për ndërtimet togfjalëshe, të cilat në terminologjinë e mekanikës zënë 70-80% të të gjitha njësive emërtuese terminologjike.
Marrë në tërësinë e saj gjithë kjo shtresë leksikore speciale e mekanikës shërben si bazë edhe për mjaft terminologji të tjera teknike.