Abstract:
Në këtë studim do të trajtohet tema “Masakra e Tivarit në letërsinë shqipe“. Letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, krahasuar me letërsitë e popujve të tjerë, e veçantish është zhvilluar gjatë viteve 1970-ta të shekullit të kaluar, kur në qarkun letrar të shkrimtarëve të rijnë të Universitetit të Prishtinës filloi depërtimi i mendimit kritik, përkatësisht të shkruarit ndryshe nga ajo që ishte pasqyruar deri atëherë në letërsi. Padyshim se ky reflektim i ri, plural, fillon me shkrimet e dr. Ibrahim Rugovës, që më pas do të rrugëtoj pa kthim gjatë dekadës së fundit të mileniumit të dytë, konkretisht pas shembjes së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe formimit të shtetit të ri të Kosovës. Letërsia shqipe, ndonëse bazën e vet e ka në Shqipëri, mentor të saj në vazhdimësi e ka pasur mërgatën shqiptare, kryesisht të shtrirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në vazhdimësi i kanë caktuar kahet dhe mënyrat e të pasqyruarit të jetës shoqërore në përgjithësi. Me gjithë këtë shtrirje dhe monitorim nga mentori mergatorian, letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore dominohej kryesisht nga stili i realizmit socialist, stil ky që në thelbin e dialektikës estetike është zhvilluar me shumë kontraste kontroverse, por gjithnjë duke penguar apriori shpërthimin e fuqisë së të menduarit dhe kufizimin e kësaj fuqie brenda një realiteti të dhunshëm.
Masakra, përkatësisht tragjedia apo ploja që ndodhi me shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë në Tivar, në mars të vitit 1945, padyshim se është një nga ngjarjet më të tmerrshme në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Një këso gjakderdhje, një këso masakre, një këso tragjedi e paparë më parë në një mjedis shoqëror, në nivel edhe botëror, ka qenë dashur të jetë temë dhe burim frymëzimi për shkrimtarë shqiptarë, apo për punëtorë të artit e të shkencës, por jo, kjo temë ( kjo temë tabu) nuk është trajnuar mjaftueshëm e as për së afërmi në letërsinë shqipe.
Për këtë ngjarje kanë shkruar shumë krijues në fusha të ndryshme, por një vakum në këtë drejtim sa do pak e ka plotësuar se fundi Ibrahim Kadriu në romanin e tij “Kapërcimi i ujit të madh” i cili disi i kalon kufijtë e historiografisë dhe vërshon në rrafshin letrar duke i
dhënë mundësi imagjinatës krijuese artistike shqyrtimit dhe trajtimit të kësaj ngjarje.
Në këtë punim kam projektuar ta shqyrtoi tezën: “Përse kuadri letrar i realizmit socialist, por edhe ai i posmodernes dhe zhanreve tjera në letërsi, nuk merren me këtë ngjarje të madhe të shqiptarëve në fund të Luftës së Dytë Botërore”.