Abstract:
Vendet synojnë të krijojnë imazh pozitiv për veten edhe nëpërmjet propagandës të ushtruar nga aktorë shtetërorë, duke u prezantuar si viktimë e ndonjë agresioni, me qëllim të përfitimit të simpatisë nga të tjerët. Një rast i tillë i prezantimit të vetes si viktimë dhe demonizimit të palës tjetër ishte incidenti i armatosur i fillimmajit në Kumanovë të Maqedonisë, e cila ngjarje pati një mbulim të madh mediatik nga mediat ndërkombëtare. Në këtë incident pala maqedonase synoi ta prezantojë veten viktimë e një agresioni nga qytetarë ekstremistë nga Kosova. Mediat ndërkombëtare raportuar gjerësisht për këtë incident, ndërsa një publik i huaj gjerësisht i painformuar në detaje për zhvillimet ballkanike ndodh shpesh që të ndikohet nga efekti primacy i mesazhit, qoftë ky edhe i rrejshëm.
Punimi do të trajtojë mbulimin e madh mediatik ndërkombëtar që ka pasur ky incident i armatosur ku u vranë 18 veta parë nga perspektiva e imazhit për shqiptarët në përzgjedhësi dhe Kosovën në veç anti.
Hipoteza kryesore që shtrohet këtu është se incidenti i Kumanovës, pavarësisht paqartësive dhe dyshimeve të mëdha për ngjarjen në vetvete, megjithatë në publikët e largët ka ndikuar negativisht për imazhin ndërkombëtar të shqiptarëve.
Punimi ka për qëllim të analizojë mbulimin që i kanë bërë mediat e fuqishme ndërkombëtare; mesazhi primar që është dhënë dhe nëse janë dhënë informacione të mëvonshme shpjeguese për paqartësitë e këtij studenti. Mesazhi primar, qoftë edhe mesazh propagandues, vlerësohet të jetë më efektiv sesa përgënjeshtrimi i mëvonshëm në rastet kur marrës mesazhi është një publik jo fort i informuar me atë zhvillim apo që edhe nuk ka interesim të shtuar për ato zhvillime.