Abstract:
Punimi përqendrohet të analizojë normën rregulluese të medies në periudhën e tranzicionit medial,në një kontekst të specifikuar të marrëdhënieve publike, si dhe efektin etik dhe profesional të kësaj norme që ka të bëjë me të drejtën dhe lirinë për t’u shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacion. Qasja do të fokusohet në raportin publik të medies, pastaj audiencë, detyrim etik dhe e drejta ligjore në shoqërinë e Kosovë mbas vitit 1999. Analizohet norma rregulluese e ndarë në dy periudha: e para, periudha e mbas luftës, 1999-2006, kur shoqëria e Kosovës administrohet nga UNMIK (Korniza Kushtetuese, rregulloret për medie dhe vendimet administrative) dhe e dyta, periudha para dhe pas njohjes së shtetit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare , 2006-2014, kur norma miratohet nga legjislativi i Republikës së Kosovës.