Abstract:
Në trajtimin e temës së identitetit shqiptar zotëroi qasja publicistike. Kjo qasje mbajti identitetin në një gjendje status quo-je, duke sforcuar standardin tradicional kulturor dhe social. Koncepti interpretues romantik, folklorik i kombit, provoi të interpretojë krizën e identitetit si humbje e vlerave tradicionale, siç janë familja, fisi, provincialiteti, të folmet rajonale etj., dhe jo si proces i rritjes së konvergjimit, tjetërsimit, rezignimit etj. Nuk respektohet në shkallën reale se identiteti nacional është kategori juridiko-politike dhe në anën tjetër edhe i lidhur ngushtë me ekzistimin e bashkësisë kulturore. Identiteti nacional shprehet përmes institucioneve të përbashkëta, detyrave dhe përgjegjësive të të gjithë anëtarëve të një grupi. Në temë trajtohen edhe disa nga qasjet kryesore sociologjikepolitike të identitetit, duke pasur referencë identitetin e kombit amerikan.