Abstract:
Në studim shqyrtohet çështja e kontinuitetit iliro-arbëror në arealin e Kosovës, problem shkencor ky i cili, për shkaqe të politikës ditore, është instrumentalizuar skajshmërisht deri në ditët e sotme. Politizimi i historisë së lashtë të Kosovës zë fill me Krizën Lindore, kohë kjo kur zunë fill të hartoheshin programet e agresionit serbomadh për Ballkanin. Këto programe të inspiruar nga historia extrashkencore e veshur me mite, legjenda dhe këngë popullore, shprehnin aspiratat serbe për të kërkuar djepin e tyre në Kosovë, Vojvodinë, Kroaci, Dalmaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Programet e këtilla të mbështetura në historinë e instrumentalizuar, janë përkrahur gjithherë fuqimisht nga qarqet politike me rastin e kthesave të mëdha historike, që kanë përfshirë Ballkanin.