Abstract:
Ky punim trajton menaxhimin e burimeve njerëzore në administratën publike në Kosovë, me fokus në procesin e rekrutimit dhe motivimin e punonjësve. Qëllimi është të analizohen praktikat aktuale të rekrutimit dhe seleksionimit në përputhje me legjislacionin e shërbimit civil. Gjithashtu, shqyrtohet ndikimi i faktorëve motivues si shpërblimet, zhvillimi profesional dhe ambienti mbështetës në përmirësimin e performancës. Studimi synon të identifikojë sfidat dhe mundësitë për rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit në sektorin publik. Vëmendje e veçantë i kushtohet krijimit të një ambienti pune të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve publike përmes burimeve njerëzore.