Abstract:
Qëllimi i tezës së masterit (magjistraturës) është që të tregojë proceset e Komunikimit Qeveritar në Kosovë. Fokusi është në komunikimin e brendshëm, duke i përfshirë proceset, funksionet, rolet dhe detyrat e zyrtarëve, rëndësinë e komunikimit si dhe ndikimin e tij në popullatë.
Shembuj nga komunikimi qeveritar janë marrë në SHBA dhe në Republikën e Kosovës, përmes të cilëve është bërë një krahasim se si këto dy qeveri komunikojnë nga brenda, por edhe me publikun e tyre.
Dy intervista të zhvilluara me zyrtarët e komunikimit tregojnë më në detaje se si funksionon komunikimi i brendshëm ndërmjet Qeverisë dhe Divizioneve për Komunikim Publik nëpër ministri.
Po ashtu është shtjelluar çështja aktuale, si rast konkret komunikimi qeveritar me publikun gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
Mbledhja e informacioneve nga literatura e publikuar tashmë mbi komunikimin qeveritar si:
artikujt, lajmet, librat dhe përdorimi i web-faqeve qeveritare, po ashtu edhe dy intervistat e zhvilluara me zyrtarë të komunikimit, na japin një pasqyrë më të qartë dhe më të afërt të proceseve dhe funksioneve të komunikimit qeveritar me publikun.
Përfundimisht, është pasqyruar gjendja aktuale e komunikimit në Qeverinë e Kosovës, janë dhënë rekomandime për përmirësime, si dhe diskutimet përmbyllëse.