Abstract:
Fillet e jetësimit në praktikë të së drejtës për t’u qasur në dokumentet publike në Kosovë datojnë katërmbëdhjetë vite më parë, kur u miratuar ligji i parë për qasje në dokumente publike1.
Komuniteti i gazetarisë, lirinë e informimit apo të drejtën për qasje në dokumente publike, deri para dy vitesh e ka jetësuar me vështirësi në raport me institucionet publike. Kjo, për faktin që zbatimi i këtij ligji është monitoruar nga një zyrë koordinuese pa mekanizëm konkret detyrues ndaj institucioneve publike, gjersa Institucioni i Avokatit të Popullit ka shërbyer si instancë e dytë, gjithashtu pa pasur mandat ekzekutiv për ta fuqizuar jetësimin kësaj të drejte. Përmbajtja e këtij shkrimi akademik, e cila, brenda trungut të vet, mes tjerash, sjell edhe autoritetet nga regjioni që janë të mandatuara për t’a garantuar lirinë e informimit në shtetet përkatëse, mundëson krahasimin e realizueshmërisë së kësaj të drejte në përgjithësi, e veçanërisht nga përfaqësuesit e mediumeve.
Përkundër vështirësive për t’u qasur lirshëm në dokumentet publike, të cilat ligji i ka paraparë të jenë të hapura për publikun, si dhe besimit të humbur ndaj institucioneve publike në këtë drejtim, që nga viti 2019, kur mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike iu dha Agjencisë për Informim dhe Privatësi, përceptimi i përgjithshëm
a filluar të ndryshojë pozitivisht.
Situata aktuale, për sa i përket respektimit të lirisë së informimit, mund të konsiderohet relativisht e kënaqshme, sepse institucionet publike janë të vetëdijshme për ekzistimin e autoritetit mbikëqyrës, i cili funksionon si autoritet i apelimit për qytetarët.