Realizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike nga mediumet në Kosovë (2010-2020).

Show simple item record

dc.contributor.author Fetaj, Jehona
dc.date.accessioned 2025-02-20T14:19:18Z
dc.date.available 2025-02-20T14:19:18Z
dc.date.issued 2025-02-20
dc.identifier.citation Realizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike nga mediumet në Kosovë (2010-2020). (Master thesis, Kolegji AAB). https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1294 en_US
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1294
dc.description.abstract Fillet e jetësimit në praktikë të së drejtës për t’u qasur në dokumentet publike në Kosovë datojnë katërmbëdhjetë vite më parë, kur u miratuar ligji i parë për qasje në dokumente publike1. Komuniteti i gazetarisë, lirinë e informimit apo të drejtën për qasje në dokumente publike, deri para dy vitesh e ka jetësuar me vështirësi në raport me institucionet publike. Kjo, për faktin që zbatimi i këtij ligji është monitoruar nga një zyrë koordinuese pa mekanizëm konkret detyrues ndaj institucioneve publike, gjersa Institucioni i Avokatit të Popullit ka shërbyer si instancë e dytë, gjithashtu pa pasur mandat ekzekutiv për ta fuqizuar jetësimin kësaj të drejte. Përmbajtja e këtij shkrimi akademik, e cila, brenda trungut të vet, mes tjerash, sjell edhe autoritetet nga regjioni që janë të mandatuara për t’a garantuar lirinë e informimit në shtetet përkatëse, mundëson krahasimin e realizueshmërisë së kësaj të drejte në përgjithësi, e veçanërisht nga përfaqësuesit e mediumeve. Përkundër vështirësive për t’u qasur lirshëm në dokumentet publike, të cilat ligji i ka paraparë të jenë të hapura për publikun, si dhe besimit të humbur ndaj institucioneve publike në këtë drejtim, që nga viti 2019, kur mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike iu dha Agjencisë për Informim dhe Privatësi, përceptimi i përgjithshëm a filluar të ndryshojë pozitivisht. Situata aktuale, për sa i përket respektimit të lirisë së informimit, mund të konsiderohet relativisht e kënaqshme, sepse institucionet publike janë të vetëdijshme për ekzistimin e autoritetit mbikëqyrës, i cili funksionon si autoritet i apelimit për qytetarët. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject Qasje, informim, autoritet, jetësim, garantim, mbikëqyrje. en_US
dc.title Realizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike nga mediumet në Kosovë (2010-2020). en_US
dc.type Thesis en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account