Abstract:
Gjergj Fishta është një ndër shkrimtarët më të analizuar të letërsisë shqiptare. Çështja e mohimit të tij gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, si dhe vlerat e pamohueshme letrare kanë bërë që studiuesit e ndryshëm ta rikthejnë fuqishëm, me gjithë faktin se Fishta ishte gjithnjë prezent. Për kohë të gjatë, në periudhën e censurës komuniste, gjegjësisht deri më 2014, është menduar dhe shkruar për ndalimin e disa shkrimtarëve të periudhës 1912-1939, përfshirë edhe Fishtën. Në një përfundim të tillë vihet nga vetë fakti se veprat e ndryshme kritike dhe të historisë së letërsisë, si dhe antologjitë e periudhës së pasluftës, qofshin shkrime individuale apo grupore, nuk kanë përfshirë Fishtën në to. Aq më tepër, pas demokratizimit të Shqipërisë, u shkrua për ndalimin e shkrimeve të Fishtës për një periudhë pothuajse gjysmëshekullore nga censura e kohës. Fishta gjatë sistemit komunist dhe përfshirja e tij në historitë e letërsisë shqipe, pas vitit 1968, vit ky i ndalimit të dorëshkrimit “Historia e letërsisë shqipe 1912 – 1939”, vlerësimi dhe mënyra e analizës së shkrimeve të Fishtës në këto histori, përfshirë edhe dorëshkrimin, janë pjesë e analizës së këtij punimi.