Gjergj Fishta sipas Dorëshkrimit të ndaluar të Historisë së Letërsisë Shqipe

Show simple item record

dc.contributor.author Hoxha Beqiri, Besa
dc.date.accessioned 2019-03-09T08:38:48Z
dc.date.available 2019-03-09T08:38:48Z
dc.date.issued 2018
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.issn 2623-8381
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1195
dc.description.abstract Gjergj Fishta është një ndër shkrimtarët më të analizuar të letërsisë shqiptare. Çështja e mohimit të tij gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, si dhe vlerat e pamohueshme letrare kanë bërë që studiuesit e ndryshëm ta rikthejnë fuqishëm, me gjithë faktin se Fishta ishte gjithnjë prezent. Për kohë të gjatë, në periudhën e censurës komuniste, gjegjësisht deri më 2014, është menduar dhe shkruar për ndalimin e disa shkrimtarëve të periudhës 1912-1939, përfshirë edhe Fishtën. Në një përfundim të tillë vihet nga vetë fakti se veprat e ndryshme kritike dhe të historisë së letërsisë, si dhe antologjitë e periudhës së pasluftës, qofshin shkrime individuale apo grupore, nuk kanë përfshirë Fishtën në to. Aq më tepër, pas demokratizimit të Shqipërisë, u shkrua për ndalimin e shkrimeve të Fishtës për një periudhë pothuajse gjysmëshekullore nga censura e kohës. Fishta gjatë sistemit komunist dhe përfshirja e tij në historitë e letërsisë shqipe, pas vitit 1968, vit ky i ndalimit të dorëshkrimit “Historia e letërsisë shqipe 1912 – 1939”, vlerësimi dhe mënyra e analizës së shkrimeve të Fishtës në këto histori, përfshirë edhe dorëshkrimin, janë pjesë e analizës së këtij punimi. en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject Gjergj Fishta en_US
dc.subject dorëshkrimi en_US
dc.subject historitë e letërsisë shqipe institucionale en_US
dc.subject historitë e letërsisë individuale en_US
dc.subject çështja e censurës ndaj Fishtës en_US
dc.title Gjergj Fishta sipas Dorëshkrimit të ndaluar të Historisë së Letërsisë Shqipe en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account