Abstract:
Hulumtimet mbi ndikimin dhe marrëdhëniet në mes të aftësive bazike - motorike dhe situacionale – motorike është një proces i vazhdueshëm që nxjerr në pah ndikimin e aftësive bazike – motorike në testet situacionale – motorike të futbollistëve të regjionit të Gjilanit, që janë pjesë përbërëse në elitën e futbollit kosovar. Qëllimi kryesor i këtij punimi është përcaktimi i ndikimit të performancës së aftësive motorike në analizën e dy testeve situacionale motorike të futbollistëve kadet. Në mostrën e të hulumtuarve janë përfshirë 98 futbollistë të regjionit të Gjilanit, të kategorisë së kadetëve, të cilët njëherit do të jenë përfaqësues të së ardhmës së futbollit kosovar e më gjerë. Në këtë punim janë hulumtuar ndikimi i disa dimensioneve në hapësirën motorike nga: (forca eksplozive, frekuenca e shpejtësisë së krahëve dhe këmbëve, koordinimit dhe fleksibilitetit) me gjithsej 12 variabla dhe dy testeve të motorikës situacionale (shpejtësisa e udhëheqjes së topit në vijë të drejtë dhe goditjes së topit me kokë). Metoda e aplikuar në këtë punim është analiza regresive, e përpunuar përmes paketës SPSS statistics. Pas përpunimit të rezultateve vërejmë se në rezultatet e testeve situacionale të koordinimit , ndikim të rëndësishëm kanë treguar variablat, vrapim me hapa anash dhe sllallom si dhe në testin situacionalo - motorike (goditja e topit me kokë), ndikim të rëndësishëm kanë treguar variablat vrapim me hapa anash, vrapim në drejtkëndësh (testi zarf), kërcim nga vendi në gjatësi dhe kërcim (trehapësh).