Abstract:
Në konfliktet ndërgrupore, ballafaqimi me të kaluarën është esencial për pajtim. Tendencat e njerëzve për të fajësuar njëri-tjetrin për vuajtjet e kaluara të brendagrupit nga jashtëgrupit mund të shkaktojë sfida të konsiderueshme për pajtim. Përndryshe, marrëdhëniet ndërgrupore mund të përmirȅsohen nëse njerëzit shfaqin qëndrime për të falur jashtëgrupin për vuajtjet e shkaktuara grupit të brendshëm. Ky studim ka analizuar se si anëtarët e grupeve rivale reagojnë kur diskutojnë rreth dhunës ndërgrupore të përjetuar. Ky studim është bazuar në takimet me dialog të strukturuar me pjesëmarrës shqiptarȅ dhe serbȅ në Kosovë. Duke përdorur udhëzuesin e Braun dhe Clarke për analizȅ të të dhënave, rezultatet kanë treguar se anëtarët e grupit rival përqendrohen kryesisht në ngjarjet kur brendagrupi ka vuajtur përderisa neglizhojnë ngjarjet kur jashtëgrupi ka vuajtur. Studimi ka gjetur se njerëzit përdorin strategji të ndryshme për të mohuar apo justifikuar dhunën e brendagrupit ndaj jashtëgrupit. Kërkim falja, shfajësimi, fajësimi i të tjerëve, përgjegjësia kolektive dhe turpi i brendagrupit janë temat e shfaqura kur grupet rivale kanë diskutuar për dhunën ndërgrupore në të kaluarën.