Abstract:
Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit, pasi që përmes tij mund të sigurohet një pjesë e madhe e punësimit të përgjithshëm si dhe rritja e Bruto Prodhimit Vendor. Por, pavarësisht rëndësisë që ka ky sektor në zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e situatës së krijuar, investimet në këtë sektor dhe shfrytëzimi i potencialit të tij ende mbeten në nivel jo të kënaqshëm. Në zhvillimin e këtij sektori, padyshim se një rol i rëndësishëm i përket edhe angazhimit të organeve dhe institucioneve përgjegjëse vendore, e veçmas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Punimi ka për qëllim që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të gjendjes aktuale të sektorit të bujqësisë dhe të rolit të saj në zhvillimin e vendit si dhe të paraqesë dhe të analizojë në baza shkencore menaxhimin e mjeteve financiare nga ana e institucioneve vendore, e veçmas të Ministrisë së përmendur më lart, në zhvillimin e këtij sektori.
Punimi bazohet në analizimin e tё dhënave tё prezantuara nё raporte tё ndryshme financiare dhe dokumentet strategjike vendore, ligje dhe rregullore në fuqi, intervista me zyrtarë përgjegjës si dhe në burime tjera shkencore relevante të kësaj fushe. Analizat në punim do të shoqërohen edhe me paraqitje tabelare dhe grafike.