Abstract:
Çështjet e mjedisit krijojnë shpesh debate mes qeverisë dhe opozitës, shoqërisë civile dhe bizneseve industriale. Në mes të këtyre 4 aktorëve si arbitër qëndrojnë mediat. Debatet më të mëdha kanë nisur me kërkesën e bizneseve, p.sh për të ndërtuar pranë Liqenit Artificial, për importimin e mbetjeve nga Evropa, me kërkesën qeveritare për importin e armëve kimike, etj. Debate që hapen dhe rihapen herë pas here me përpjekjen për të gjetur terren social për miratim. Skenarët janë gjithnjë të njëjta: biznesi dhe aktorët industrial e cytin forcën politike në pushtetet, që të ndërmarrë iniciativa ligjore. Këto bëhen publike përmes mediave, të cilat i botojnë me nuhatjen që po krijon një debat dhe po thith audiencë. Mediat e të gjitha formave, klasike, offline dhe online bëhen arena e “luftës”. Pas publikimit në media të iniciativës qeveritare ngrihet shoqëria civile, shembujt e 5 viteve të fundit kanë treguar se si “shoqëria civile”, por dhe qytetarë të thjeshtë janë organizuar në protesta nëpërmjet thirrjeve të bëra online, nga aktorët e shoqërisë civile.
Mediat online, rrjetet sociale dhe blogjet kanë shërbyer si mjete
organizimi të aksionit të protestave, të përkrahura dhe në
ndonjë rast edhe të nxitura nga opozita. “Kjo është dinamika e
Komunikimit Masiv”, shpjeguar nga Joseph Dominic.