Mediat lokale kanë nevojë për portret!

Show simple item record

dc.contributor.author Gjergji, Bashkim
dc.date.accessioned 2017-03-04T15:34:04Z
dc.date.available 2017-03-04T15:34:04Z
dc.date.issued 2016
dc.identifier.isbn 978-9928-4345-1-7
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/349
dc.description.abstract Kur flitet për mediat lokale, mendoj se duhet mbajtur parasysh se çdo pretendim për nivelin dhe performancën e tyre aktuale në këtë treg të tronditur nga zhvillimet teknologjike duhet riparë në sfondin e ecurisë së tyre në rrafsh historik. I përmbahemi këtij koncepti duke u bazuar në idenë se ajo nuk shfaqet papritmas si sfinksi, por ka një të shkuar. Pa shkuar thellë në këtë drejtim pasi nuk është vendi për këtë, duam të vëmë në dukje se periudha e viteve ‘25-‘39 në shekullin e kaluar na ofron një panoramë interesante të mediave lokale – kryesisht shtyp i shkruar – që prezantoheshin në tregun e kohës me fizionomitë e tyre ku vulën e linte niveli i zhvillimit të qendrave ku botoheshin, qëndra që rrezatonin në rrafshin e kulturës për shkak të përqendrimit të sistemit të edukimit (shkollat e mesme), institucioneve fetare dhe forcave krijuese, shkurt elitat e vendit. Periudha 1945 – 1990 karakterizohet nga mediat qendrore, që e nisnin ―rrugën‖ nga kryeqyteti, dhe gazetat e radiot lokale, që nga përmbajtja dhe struktura e tyre jo vetëm ishin në hije, por edhe nga një vështrim i shpejtë i përgjithshëm kuptohet se ishin një kopje e reduktuar e medias qendrore dhe me të njëjtat tipare të brendshme: ideologjike, propaganduese, me mangësi të dallueshme qartë informimi dhe me paraqitje skematike të zhvillimeve rajonale. Thënë ndryshe, nuk mund të flitet për një media lokale të mirëfillte me portret profesional të kristalizuar. Kjo panoramë trishtuese e medias lokale, nuk mund të thuhet se ktheu faqe në periudhën e viteve ‗90të, ajo thjesht gati u zhduk dhe aktualisht ajo çka ofrohet si e tillë është ndonjë stacion radioje dhe kanale televizive me transmetime të zbehta dhe me audienca shumë të kufizuara. Për më tepër, si kopje, ato synojnë influenca që mund t‘i përftojnë vetëm në linjën komerciale. Zhvillimin e tyre e shohim si një mundësi dhe prioritet në planin mediatik nisur nga mendimi se qytetet, komunitetet e rajonet e vendit kanë nevojë për zërin e tyre, se përgatitja dhe dalja në tregun e punës të kaq shumë studentëve të gazetarisë e komunikimit mund të lehtësoje fazën e ngritjes e rritjes së saj dhe se ka ardhur koha që vendi të ketë një shtyp lokal që nga ana e strukturës përmbajtësore mund të ofrojë modele të ndryshme pasqyrimi si në kanalet klasike ashtu dhe në ato të reja. Dhe gjejmë rast të rimarrim idenë e aspektit komercial për të theksuar se ky faktor nuk mund të mos merret në konsideratë, por çështja është e raporteve të tij me faktorët informim, njohje, zgjerim të horizontit kulturor Përvojat botërore nuk mungojnë, përkundrazi madje, shtimi e fuqizimi i tyre brenda sfondit të zhvillimeve të sotme janë një pikë orientuese për ta instaluar e stabilizuar atë. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject media lokale en_US
dc.subject shtyp i shkruar en_US
dc.subject mediume komerciale en_US
dc.title Mediat lokale kanë nevojë për portret! en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account