Abstract:
Në një botë globale ku kanë humbur të gjithë kufijtë kohorë dhe
hapësinorë, ku informacioni i shumëllojshëm ka përhumbur atë hiperlokal,
kontakti i audiencave me median po bëhet gjithnjë e më shumë i
personalizuar. Në këto kushte, kur ngjarja e ndodhur në një kontinent tjetër
të shërbehet njësoj me atë që ndodh brenda lokalitetit ku jeton, apo pse jo
edhe me më shumë mënyra imponuese përmes metodave të ndryshme
promovuese, po ndihet gjithnjë e më shumë nevoja për një faktorizim të
operatoreve lokalë.
Faktorizimi i tyre mund të ndodh përmes shumë mënyrash, por një
aspekt i rëndësishëm i saj do të ishte "loja" e bërë përmes rrjeteve sociale. Në
kushtet e domosdoshmërisë së për një shërbim të tillë, këtyre operatorëve do
t'ju nevojiteshin edhe burime njerëzore shtesë. Sa të gatshëm janë operatorët
lokalë shqiptar për të ecur me këtë hap të kohës? A mund të jenë ata më
prezente për audiencat lokale? Cila është rëndësia e këtyre medieve për
komunitetin lokalë? Këto janë disa çështje që do të trajtohen në këtë studim.
Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij hulumtimi është ajo
cilësore dhe sasiore. Përmes vëzhgimeve empirike të operatorëve lokalë dhe
një anketimi të zhvilluar me gazetarë, drejtues dhe administratorë të këtyre
medieve, studimi do të sjellë rezultate në lidhje me temën.