Abstract:
Shërbimi i noterisë në Republikën e Kosovës është njëri nga shërbimet
juridike publike me qëllim të mbrojtjes së interesave të ligjshme të
personave juridikë dhe fizikë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së
Kosovës dhe ligjet që ka filluar të funksionojë që nga viti 2012. Zyrat e
noterëve ofrojnë shërbime juridike për çështje familjare dhe
trashëgimore për çështje pronësore; për çështje ekonomike dhe të punës;
shërbime juridike nga ruajtja e gjërave dhe dokumenteve të tjera;
shërbime juridike lidhur me vërtetimet, legalizimet dhe certifikatat e
tjera. Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizohet dhe të krijohet një
pasqyrë për rolin e noterive dhe ndikimin e këtyre zyrave në çështjet e
trashëgimive të pronave në Republikën e Kosovës. Përmes metodave të
hulumtimit janë arritur rezultatet që tregojnë efikasitetin në zgjidhjen e
çështjeve në trashëgiminë e pronave në Republikën e Kosovës, duket
sjellë edhe rekomandimet apo konkludimet për përmirësimin, dhe për
vështirësitë që shfaqen gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi juridik.