Abstract:
Në këtë punim është bërë diskutimi rreth aplikimit të analizës së
bashkuar në Marketing. Analiza e bashkuar përdoret për të studiuar
faktorët që ndikojnë në vendimet që marrin konsumatorët për të bërë
blerje. Analiza e bashkuar është një teknikë statistikore e cila përdoret
në hulumtimin e tregut, për të përcaktuar se si njerëzit i vlerësojnë
karakteristikat e ndryshme të cilat e bëjnë një produkt apo shërbim më
të mirë sesa një produkt apo një shërbim tjetër. Nga ana tjetër,
Marketingu merret me identifikimin e nevojave të konsumatorëve dhe
plotësimin e dëshirave dhe kërkesave të tyre, gjithashtu edhe me gjetjen
e formave më të mira për dërgimin e produktit apo shërbimit nga
kompania deri te konsumatori. Me anë të këtij punimi është sqaruar se
si i identifikojmë këto kërkesa,si i klasifikojmë disa prej tyre me anë të
analizës së bashkuar, a është analiza e bashkuar matës i këtyre
karakteristikave apo atributeve të produkteve dhe shërbimeve, si dhe sa
jep rezultate të sakta analiza e bashkuar rreth hulumtimit të të dhënave.
Për analizimin e atributeve që kanë produktet dhe shërbimet, dhe për
ta ditur se cilat nga këto janë më të rëndësishme e që i shtyjnë
konsumatorët të marrin vendim për t’i blerë, në këtë punim është marrë
për analizë rasti konkret “Kolegji AAB” i cili ofron shërbime, më
konkretisht është analizuar pse studentët zgjedhin të studiojnë në AAB.
Arsyeja e marrjes në konsideratë të kësaj pyetjeje është se “Kolegji AAB”
që nga themelimi i tij e deri më tani ka pasur në vazhdimësi rritje të
numrit të studentëve. Me anë të analizës së bashkuar është bërë matja e
opinionit të studentëve për arsyet e zgjedhjes së studimeve të tyre.