dc.description.abstract |
Lënda e gjerë dhe e pasur nga fushat e terminologjive të ndryshme teknike ka krijuar kushtet për hartimin e fjalorëve terminologjikë qysh nga vitet ’50 të shek. XX, ndonëse kjo veprimtari ka fillesa më të hershme. Për hartimin e tyre ka ndikuar drejtpërdrejt zhvillimi i vetë terminologjisë shqipe, si nga ana e lëndës së krijuar, ashtu edhe nga ana e përpunimit të saj dhe e pasqyrimit në fjalorët përkatës. Rruga e krijimit të këtyre fjalorëve, duhet vështruar në lidhje me gjithë kohën, gjatë së cilës ka kaluar terminologjia shqipe, si në praktikën e saj, në krijimin e bazave teorike, në metodat e punës etj. |
en_US |