Abstract:
Komunikimi politik nëpërmjet editorialit në gazetën ”Koha Jonë” (1997)
Studimi do të synojë të thellohet mbi komunikimin politik dhe mesazhin që ka shkuar tek lexuesi, nëpërmjet editorialit në gazetën ‘’Koha Jonë’’ gjatë periudhës shkurt-mars 1997.
Qëllim i rëndësishëm do të jetë kuptimi i rolit të medies për komunikimin e ideve politike në masë tek publiku, duke ditur impaktin që kjo gazetë ka patur asokohe në publikun e Shqipërisë. Mendoj të realizoj një analizë të hollësishme të këtij lloj artikulli gazetaresk, lidhur edhe me stilistikën, tonin, figuracionin etj.
Po kështu do synoj të sjell rolin e editorialit si katalizator i zhvillimeve politike, duke qenë se hipoteza kryesore do të jetë kjo.
Përvec analizës së mesazhit (editorialit) kam për qëllim të bëj edhe një analizë të autorit të mesazhit (botuesi, drejtori i gazetës ose kryeredaktori) dhe lidhjes me të qenit një komunikues politik, duke marrë edhe rolin e një ‘’partie politike’’. Për këtë analizë mendoj të shfrytëzoj literaturën e teorive të komunikimit politik, përvec punës me monitorimin e gazetës për këtë periudhë.
Gazeta ‘’Koha Jonë’’ e vitit 1997 mund të shenjojë një nga periudhat e fundit në Shqipëri për lulëzimin e medieve lineare, vend që e zunë më pas me kalimin e viteve mediet e reja.