Abstract:
Ky punim synon që me krahasimin e këtyre dy rasteve, të krijojë një pasqyrë të qartë të problematikës, të cilat paraqesin këto shtete për sigurinë rajonale dhe globale, si dhe zgjidhjen e tyre me mjete dhe instrumente adekuate. Me krahasimin e efektit juridik, politik dhe diplomatik të këtyre programeve nukleare, të cilat ndikojnë në hartimin e strategjive të shteteve më të fuqishme në botë, synohet të nxirren në pah dallimet ndërmjet tyre.
Metodologjia që do të perdoret në këtë punim do të jetë analizë e literaturës ekzistuese, akteve juridike ndërkombëtare si dhe deklaratave të përfaqësuesve të aktorëve të kyçur në zgjidhjen e krizës, të cilat janë pjesë e problemit.
Gjetjet e këtij punimi kanë të bëjnë me atë se: pos që ekzistojnë elemente të përbashkëta ndërmjet këtyre rasteve, ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet tyre. Mjetet dhe instrumentet e njëjta diplomatike në zgjidhjen e këtyre krizave nuk kanë efekte të njëjta. Kjo e bën që secili rast të jetë i veçantë dhe i pakrahasueshëm në zgjidhjen e krizës.
Duke patur parasysh lieteraturën ekzistuese mbi këtë materie, ky punim do të plotësojë zbrazëtirat shkencore sa i përket gjetjes së dallimeve të këtyre rasteve, si dhe aplikimit të mjeteve të mundëshme në zgjidhjen e krizave bërthamore në të ardhmen.