Abstract:
Ky punim do të përpiqet të fokusohet në punën dhe aktivitetin e mediave tradicionale turke në
tre vende tërajonit tonë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Këto media ndërthurin dy aspekte të komunikimit mediatik: komunikimin nga dhe drejt komuniteteve turke në këto vende si dhe komunikimin e Turqisë drejt këtyre vendeve. Në këtë punim do të trajtohen mediat turke vendase si televizionet, radiot, gazetat, revistat dhe faqet e internetit të cilat kanë një karakter privat. Po ashtu do të trajtohen edhe dy mediat publike turke TRT dhe Anadolu Ajansı, të cilat transmetojnë/botojnë aktualisht në gjuhën shqipe si nga Ankaraja ashtu edhe nga Tirana dhe Prishtina.
Qëllimi i punimit është të japë një tablo të funksionimit të mediave minoritare në hapsirën shqiptare dhe të mediave publike të një vendi tjetër (konkretisht Turqisë) në gjuhën shqipe në hapsirën mbarëshqiptare. Cili është mesazhi mediatik dhe si është i strukturuar ai në të dy modelet?