Abstract:
Ky punim parashikon përmbledhje të ideve dhe kërkimeve mbi rolin e mësuesit në mësimdhënien e letërsisë. Letërsia dhe gjuha janë të lidhura ngushtë dhe ky është një fakt që askush nuk mund ta mohojë. Letërsia përbëhet nga gjuha dhe paraqet një nga përdorimet më të shpeshta. Prandaj, është për të besuar që letërsia e gjuhës angleze ndihmon nxënësit në përmirësimin e fushëveprimit në lexim dhe në mënyrën e tyre të të shprehurit.
Mësuesit janë lidhja mes nxënësve dhe diturisë. Mësuesit janë udhëheqësit e mësimit dhe mundësojnë nxënësit për të rritur aftësitë e tyre të të mësuarit të pavarur. Mësuesit janë aktorë të rëndësishëm në procesin e të mësuarit dhe ata duhet të inkurajojnë nxënësit që të diskutojnë, imagjinojnë, lexojnë dhe ritregojnë tregimet në mënyrë që të rritet motivimi dhe vlera e letërsisë.