Abstract:
Të dish një gjuhë nuk do të thotë të dish vetëm fjalët e saj, por të dish si të lidhësh fjalët, renditjen e fjalëve në një fjali dhe renditjen e fjalive në një periudhë, rolin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me njëra-tjetrën. Marrëdhënia e fjalive në një periudhë është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me fjalitë e përbëra me nënrenditje, në të cilat fjalitë nuk janë të të njëjtit nivel, por tregojnë varësi. Pra, pikërisht fjalitë e varura kohore janë ato që janë mjaft të komplikueshme dhe të cilat krijojnë konfuzion. Për këtë arsye, shumica e njerëzve përpiqen t’i shmangin ato, dhe përdorin fjali të thjeshta në vend të tyre, megjithatë, diçka e tillë shkakton humbjen e kuptimit dhe origjinalitetit të idesë. Kjo do të thotë se edhe pse të komplikuara, fjalitë e varura kohore janë thelbësore për të shpjeguar idetë dhe mendimet tona. Duke u bazuar në numrin e madh të fjalive të varura kohore, në kuptimet që ato bartin, si dhe për mënyrën se si shprehet kuptimi, ky punim do të përqendrohet në gabimet që studentët e Gjuhës Angleze bëjnë në përdorimin e fjalive të varura kohore. Do të përqendrohet në strukturën e fjalive të varura kohore, si dhe përdorimin e tyre.