Abstract:
Parafjalët janë elemente tipike polisemike: ato kanë kuptime të ndryshme, por janë të ndërlidhura në mes tyre. Sipas semantikës kognitive, kuptimi figurativ i parafjalës zgjeron logjikën e saj hapësinore përmes metaforave konceptuale. Në kontekstin pedagogjik këto elemente mund të jenë të dobishme, ngaqë tërheqin vëmendjen e nxënësve dhe atë e bartin te aspekti i parafjalës që ka kuptim hapësinor e që është veçanërisht i rëndësishëm për proceset e metaforizmit. Ky artikull shqyrton mënyrat e mundshme se si analiza kognitive semantike e parafjalëve mund të përdoret për të trajtuar problemet e të kuptuarit dhe lehtëson të kuptuarit e logjikës së panjohur figurative.