Faktorët e rrezikut dhe viktimizimi i nëxënësve të shkollave të mesme

Show simple item record

dc.contributor.author Arënliu, Aliriza
dc.contributor.author Haskuka, Mytaher
dc.contributor.author Kelmendi, Kaltrina
dc.contributor.author Llullaku, Njomza
dc.date.accessioned 2017-03-03T13:10:35Z
dc.date.available 2017-03-03T13:10:35Z
dc.date.issued 2014
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/185
dc.description Rezultatet: Rezultatet nga ky studim mbështesin të gjeturat nga studimet e tjera se meshkujt kanë pasur mesatare më të lartë si në dhunën proaktive ashtu edhe në viktimizim, në krahasim me femrat dhe dallimi është signifikant (p<0.001). Pos kësaj, analiza e regresionit logjistik binar ka treguar se faktorët që përputhen (të ngjashëm) duket të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës proaktive dhe viktimizimit në mesin e adoleshentëve kosovarë. Ndërlidhja më e ngushtë për dhunën proaktive dhe viktimizimin ishte me konsumimin e alkoolit më shumë se 30 ditë, përcjellë nga ikja nga mësimi dhe disponimi depresiv. Ndërlidhja më e dobët është vërejtur me marrëdhënien me prindërit dhe gjininë. Megjithatë, rezultatet e vetëvlerësimit kanë treguar se nuk ka pasur dallime statistike signifikante në mes dhunës proaktive dhe viktimizimit. Të gjitha të lartpërmendurat tregojnë se dhuna proaktive dhe viktimizimi në mesin e adoleshentëve përkojnë me njëra-tjetrën, duke theksuar rolin e tyre si kryes dhe viktimë. en_US
dc.description.abstract Hyrje: Qëllimi i këtij artikulli është të kuptuarit e faktorëve të rrezikut që lidhen me dhunën e vetë-raportuar proaktive dhe viktimizimin në mesin e nxënësve kosovarë të shkollave të mesme. Metodat: Të dhënat janë marrë nga 4709 nxënës të shkollave të mesme të moshës 15 – 16 vjeçare nga Kosova, që kanë marrë pjesë në Projektin Evropian për studimin në shkolla mbi alkoolin dhe drogat e tjera (ESPAD). Ky studim ka ndjekur metodologjinë e standardizuar, përcaktimin e mostrës, administrimin dhe kërkesat etike të njëjta me anketën (studimin) e PEShAD (ESPAD), gjë që siguron krahasueshmëri me vendet evropiane. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject dhuna proaktive en_US
dc.subject viktimizimi en_US
dc.subject vetëvlerësimi en_US
dc.subject depresioni en_US
dc.subject konsumimi i alkoolit en_US
dc.title Faktorët e rrezikut dhe viktimizimi i nëxënësve të shkollave të mesme en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account