dc.description.abstract |
Në vazhdën e ndryshimeve legjislative të cilat ndodhin në Kosovë bën pjesë edhe nxjerrja e kodit penal, i cili ka filluar së zbatuari nga 1 janari i vitit 2013. Duke mos u ndalur në rëndësinë që ka ky kod, vëmendja do të përqendrohet në vetë përmbajtjen e tij. Kodi i ri penal përmban një numër zgjidhjesh të reja, të cilat janë plotësisht të natyrshme kur kemi parasysh rrethanat tërësisht të ndryshme në të cilat është nxjerr kodi i vjetër. Por, cilat janë pjesët e kodit penal, të cilat, edhe përkundër përpjekjeve që të arrihet një zgjidhje më e kompletuar, megjithatë, do të duhej trajtuar sërish, duke i plotësuar dhe ndryshuar kapitujt përkatës të saj?
Njëra ndër çështjet, e cila mund të shtrohet si temë debati, i takon një dekade më parë, kur është nxjerr kodi, i cili sipas përmbajtjes nuk përkonte me përmbledhje voluminoze të ligjeve nga sfera penale, karakteristikë për kodet. Thënë ndryshe, kishte ndodhur vetëm një ndryshim në të emërtuarit e ligjit penal, ndonëse kushtet objektive për të qenë kod akoma nuk ishin plotësuar. Me fjalë të tjera, procesi i kodifikimit është e pamundur të ndodhë në kushtet e protektoratit. Kjo, sepse stabiliteti shtetëror është kusht, i cili ka si rrjedhojë realizimin e procesit të kodifikimit, produkt i të cilit është nxjerrja dhe zbatimi i tij. |
en_US |