SHBA dhe Kosova: Nga të Drejtat e Njeriut te Pavarësia

Show simple item record

dc.contributor.author Dalipi, Samet
dc.date.accessioned 2017-03-03T12:44:35Z
dc.date.available 2017-03-03T12:44:35Z
dc.date.issued 2013
dc.identifier.issn 1848-4298
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/179
dc.description.abstract Opinioni intelektual amerikan lidhur me Kosovën është përcjellë dhe vazhdon të përcillet me vëmendje të theksuar nga qytetarët dhe politikbërësit e Kosovës. Qëndrimet e tyre kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë si indikatorë shumë të rëndësishëm të zhvillimeve për të ardhmen e saj. Ky kujdes i opinionit kosovar ndaj reflektimeve amerikane lidhur me Kosovën është rezultat i pragmatizmit amerikan në afirmimin e vlerave liridashëse dhe promovimit të demokracisë në botë nga ky vend. Shkatërrimi i përgjakshëm i ish Jugosllavisë ishte një shtytje për një kujdes më të shtuar nga bashkësia ndërkombëtare, e sidomos nga SHBA-t, në moslejimin e edhe të një tragjedie njerëzore, e cila do të rëndonte ndërgjegjen e politikbërësve të kohës. Shqiptarët për dhjetë vite rezistuan paqësisht kundër nacionalizmit ekspansionist serb, por zëri i tyre, përkundër simpative, nuk mjaftoi për të tërhequr kujdesin e duhur ndërkombëtar pa hyrë në ciklin e dhunës ndëretnike. Dukej se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kishte iluzion vazhdimin e qëndrimit të ish federatës, ashtu siç do të konsideronte edhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjes së çështjes së Kosovës brenda një mbetjeje serbo-malazeze, apo më vonë brenda Serbisë. Pavarësinë e tyre, kombet e ish Federatës Jugosllave, e paguan me humbjen e qindra mijëra jetëve, si pasojë e të udhëhequrit nga mitet e besëtytnitë e trilluara mesjetare, mbi të cilat u formësua ideologjia serbomadhe, pararojë e së cilës do të qëndrojë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë. Në këtë punim do të paraqitet opinioni zyrtar politik e akademik i SHBA-ve lidhur me politikat amerikane për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës, si dhe nga dokumentacioni i publikuar do të vërehet një evoluim substancial i qëndrimit karshi zgjidhjes së çështjes së Kosovës. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject Ndërtimi i paqes en_US
dc.subject intervenimi humanitar en_US
dc.subject multikulturalizmi en_US
dc.subject ndërhyrja humanitare en_US
dc.title SHBA dhe Kosova: Nga të Drejtat e Njeriut te Pavarësia en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account