dc.description.abstract |
Siguria është kategori kushtetuese në shtetin Juridik , gjë që obligon organet dhe institucionet shtetërore të përmbushin këtë detyrim ndaj qytetarëve, për të cilët siguria është një e drejtë themelore e pa tjetërsueshme. Se sa sot është e mundur të përmbushet ky detyrim kushtetues ndaj qytetarëve dhe në cilin nivel të cilësisë është qështje relative, kur dihet fakti se faktorët sfidues të sigurisë janë gjithnjë në rritje dhe gjithnjë e më shumë është e pa qëndrueshme siguria .
Po kështu gjithnjë e me shumë jemi dëshmitarë të gjendjës së imponuar nga faktorët sfidues për sigurinë, ku krimi i organizuar njëri nga këta faktorë themelorë manifestohet si faktor i rëndësishëm e me ndikim , i cili dikton ritëm dhe e determinon fizionominë e jetës politike në përmasa shtetërore regjionale etj. Si pasqyrë reale dhe portretim kontekstual i kësaj problematike e marrim në shqyrtim gjendjen e veriut të Kosovës i cili si në aspektin juridik, politik dhe atë të sigurisë paraqet një tërësi të ndërlikuar dhe specifike, ku krimi i organizuar manifestohet si një lidhje e fuqishme në mes pushtetit lokal politik, simbioza në fjalë krim-strukturë lokale politike dikton ritëm, dinamikë, vëllim të marrërveshjeve ndërshtëtrore të R.Kosovës dhe Serbisë lidhur me qështjen e zgjidhjes përfundimtare të qështjeve të pa zgjidhura në mes tyre.
Analizuar nga këndvështrimi i sigurisë dhe aspekti kriminalistik, krimi i organizuar tenton, vepron kah konzervimi “gjendjës ekzistuse”, ku organet e shtetit të Kosovës në rastin tonë konkret nuk kanë pasur qasje, as që kanë pasur mundësi të ushtrojnë juridiksionin në territorin e Republikës së Kosovës, të njohur si shtet në planin ndërkombëtar nga më se nëntëdhjetë shtete. |
en_US |