dc.description.abstract |
Në këtë artikull paraqiten dhe analizohen llojet e burgjeve dhe kampeve të punës, struktura dhe organizimi i tyre si dhe pozita e personave të dënuar gjatë mbajtjes së dënimit me burgim në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës komuniste. Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore e deri me fitoren e demokracisë në Shqipëri (1944-1991) kanë funksionuar një numër i madh i burgjeve dhe kampeve të punës, në të cilat e kanë mbajtur dënimin me burgim një numër i madh i personave të dënuar, pjesa dërmuese e të cilëve ishin të dënuar politikë. Numri i madh i të burgosurve gjatë kësaj periudhe kohore si dhe i burgjeve dhe kampeve të punës ishte para se gjithash si pasojë e politikës ndëshkimore mjaft të ashpër që udhëhoqi shteti komunist shqiptar, të cilën politikë e kishte orientuar veçmas kundër kundërshtarëve të regjimit komunist. Në këtë drejtim, një vend i merituar do t’u kushtohet edhe organizimit të burgjeve dhe kampeve të punës, qëllimit të dënimit me burgim si dhe të pozitës së personave të dënuar gjatë mbajtjes së këtij dënimi. Qëllim i këtij artikulli është veçmas të hedhë dritë lidhur me llojet dhe qëllimin e themelimit të burgjeve dhe kampeve të punës, pozitën e rëndë të personave të dënuar, kufizimin e të drejtave të tyre dhe trajtimin johuman të tyre gjatë periudhës së shtetit monist në Shqipëri. |
en_US |