Abstract:
Ky punim mbështetet mbi diskursin bashkëkohor lidhur me reagimin e institucioneve të arsimit të lartë për nevojat e shoqërisë. Ai reflekton mbi paradigmën e ndryshueshme strategjike në fushën e arsimit të lartë brenda kontekstit modern socio-ekonomik.
Punimi fokusohet në përcaktimin e sërishëm të marrëdhënieve midis punëdhënësve dhe arsimit të lartë të inkurajuar nga Procesi i Bolonjës. Punësimi i të diplomuarve dhe baza e lidhjes midis botës së punës dhe arsimit të lartë është shqyrtuar me vëmendje të veçantë lidhur me rolin dhe rëndësinë e punëdhënësve si aktorët kryesorë në arsimin e lartë.
Përfundimet e punimit janë krahasuar me fazën aktuale të zbatimit të Procesit të Bolonjës në Universitetin e Prishtinës.