Abstract:
Në bazë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Qeveria e Kroacisë në dy seancat e saj, adoptoi strategjinë për komunikim për të informuar publikun kroat rreth BE-së dhe përgatitjeve për anëtarësim. Implementimi i këtyre strategjive mbetet ndër prioritetet kryesore të koalicionit qeverisës që u formua pas zgjedhjeve të mbajtura më datën 25 nëntor 2007. Duke pasur parasysh pritjet e mëdha të qeverisë dhe të publikut, autorët analizojnë strategjinë në tërësi dhe në detaje të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, dhe bëjnë krahasimin e saj me strategjitë e shteteve si Sllovenia, Bullgaria, Sllovakia, Latvia dhe vendet e tjera. Duke bërë krahasimin e detajeve të strategjive përmes objektivave, publikut relevant, teknikave dhe kanaleve të komunikimit, autorët identifikojnë mungesat specifike dhe rekomandojnë hapa të mundshëm për ta bërë strategjinë më aplikative dhe efiçiente për arritjen e objektivave. Observimet teorike janë të mbështetura si model empirik për ta definuar Strategjinë e Komunikimit për Kosovë.