Abstract:
Në këtë punim bëhet fjalë për teorinë e konceptit mbi parandalimin e një konflikti. Nëse politikanët kosovarë duan që vërtet ta stabilizojnë shtetin e ri, atëherë duhet të gjejnë zgjidhje dhe t’i marrin në konsideratë rekomandimet e teorisë mbi parandalimin e një konflikti, dhe pastaj ta gjejnë mënyrën e tyre për t’i zgjidhur problemet nga fusha e politikës, shoqërisë, ekonomisë dhe kulturës. Me vonë, vendimmarrësit dhe zyrtarët e lartë duhet t’i hartojnë strategjitë e tyre të veçanta dhe politikat mbi parandalimin e konflikteve, për t’u zvogëluar kështu mundësitë e një shkallëzimi të ri të dhunës. Ky punim paraqet disa arsye historike dhe bashkëkohore mbi origjinën e dhunës dhe lidhjen e tyre me parandalimin e konflikteve. Punimi, po ashtu, sqaron zhvillimin e konceptit të parandalimit të konflikteve bashkëkohore, duke filluar që nga nisma e KB-së në vitin 1960, e cila u avancua në mënyrë gjithëpërfshirëse në Bashkimin Evropian, dhe nga disa organizata të tjera ndërkombëtare. Dallimi në mes të parandalimit struktural dhe parandalimit operativ të konflikteve shpjegohet në fund të këtij punimi, duhet theksuar se, parandalimi struktural i konflikteve është i domosdoshëm për Kosovën, si shtet i ri, i cili u shfaq rishtas në fushën politike në Ballkanin Perëndimor.