Abstract:
Ky shkrim së pari shqyrton shkurtimisht gjendjen e gjuhës shqipe sot duke e theksuar mosrespektimin e normës së gjuhës standarde. Punimi pastaj përqendrohet kryesisht në dukurinë e të huazuarit të elementeve gjuhësore angleze në gjuhën shqipe. Vihet në dukje numri i madh i huazimeve që kanë depërtuar në shqipe pas luftës së Kosovës, me ardhjen e organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe me ndryshimin e sistemit shoqëror, si dhe pamundësia për t‟i analizuar dhe kontrolluar ato fjalë të huaja, shumë prej tyre të panevojshme, për shkak të ardhjes së tyre të furishme brenda një kohe të shkurtër, po edhe për shkak të mosgatishmërisë qoftë subjektive ose objektive të institucioneve gjuhësore të vendit për t‟i trajtuar huazimet si duhet. Në përputhje me këtë propozohen edhe masa përkatëse që duhet të merren për kontrollimin e huazimeve të panevojshme. Jepet edhe një pjesë shtesë ku flitet për disa huazimet që mund të pranohen duke i arsyetuar propozimet, si dhe për disa huazime të panevojshme, të cilat duhet të refuzohen nga shqipja.