Abstract:
Me përfundimin e shekullit të kaluar, një qetësi e jashtme u imponua në Ballkanin Perëndimor, rajonin më të paqëndrue-shëm dhe të trazuar në Kontinentin Evropian. Megjithatë, fundi i një dhune të shkallës të lartë nuk siguroi stabilitet afatgjatë në rajon. Elitat politike të tij kanë dëshmuar se nuk janë të afta apo nuk dëshirojnë të zgjidhin mospajtimet brenda tyre në mënyrë paqësore dhe të sigurojnë qetësinë e rajonit. Menaxhimi i problemeve më delikate në Ballkanin Perëndimor do të ishte siguruar më së miri në bazë të procesit të integrimit evropian. Me ndihmën e koordinuar të organizatave kyçe ndërkombëtare, Ballkani Perëndimor do të mund të shndërrohej në një rajon të sigurt, demokratik dhe të begatë.