Ndikimi i Traumës dhe Stresit të Përsëritur në Shëndetin Mendor të Veteranëve të Luftës

Show simple item record

dc.contributor.author Jashari, Manushaqe
dc.date.accessioned 2025-06-23T09:00:33Z
dc.date.available 2025-06-23T09:00:33Z
dc.date.issued 2025-06-23
dc.identifier.citation Jashari, M. (2025). Ndikimi i Traumës Dhe Stresit të Përsëritur në Shëndetin Mendor të Veteranëve të Luftës. Master thesis. Kolegji AAB. https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1408 en_US
dc.identifier.uri https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1408
dc.description.abstract Ky studim ka për qëllim të shqyrtojë ndikimin e traumës dhe stresit të përsëritur në shëndetin mendor të veteranëve të luftës, duke u fokusuar në ndikimin e këtyre faktorëve në zhvillimin e çrregullimeve psikologjike si çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), depresioni, ankthi dhe abuzimi me substanca. Përmes një qasjeje të pastër kuantitative, u përdorën dy pyetësorë të njohur ndërkombëtarisht, PCL-5 dhe DASS-21, për të matur simptomat e këtyre çrregullimeve te 100 veteranë të luftës nga Kosova. Ky studim thekson se veteranët që kanë përjetuar trauma dhe stres të përsëritur gjatë shërbimit ushtarak janë më të rrezikuar për zhvillimin e simptomave të PTSD-së, depresionit dhe ankthit. Gjetjet e studimit tregojnë se këta veteranë kanë vështirësi të vazhdueshme në përballimin e jetës pas shërbimit, duke përjetuar izolim social, vështirësi në riintegrim dhe dëmtim të cilësisë së jetës. Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi shton njohuritë mbi nevojat për mbështetje psikologjike dhe ndërhyrje të specializuara për veteranët, si dhe pasqyron boshllëqet në sistemin e shëndetit mendor dhe politikat ekzistuese. Kjo tezë gjithashtu synon të kontribuojë në zhvillimin e trajtimeve dhe strategjive më të efektshme për rehabilitimin dhe mbështetje të veteranëve, duke rritur ndërgjegjësimin për pasojat e luftës mbi shëndetin mendor dhe nevojën për ndërhyrje të vazhdueshme. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher Kolegji AAB en_US
dc.subject trauma, stres, PTSD, veteranët, shëndeti mendor, depresion, ankth, rehabilitim, Kosova. en_US
dc.title Ndikimi i Traumës dhe Stresit të Përsëritur në Shëndetin Mendor të Veteranëve të Luftës en_US
dc.type Thesis en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account