Abstract:
Ky studim analizon përdorimin dhe zyrtarizimin e gjuhës rome në komunën e Prizrenit, duke e krahasuar me përpjekjet institucionale në komunën e Shuto Orizarit, Maqedonia e Veriut. Qëllimi është të vlerësohet ndikimi i politikave gjuhësore në ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit rom dhe përfshirjen e tij në jetën publike. Përdoren analiza dokumentesh dhe intervista me aktorë kyç, si dhe anketa me anëtarë të komunitetit rom. Gjetjet ofrojnë një pasqyrë të sfidave dhe mundësive për formalizimin e gjuhës rome, duke formuluar rekomandime për integrim kulturor dhe përfaqësim më të mirë të komunitetit rom në rajon.