Abstract:
Ky studim shqyrton rolin e stileve të lidershipit në menaxhimin e administratës publike, duke përdorur komunën e Gjilanit si rast studimi. Qëllimi i studimit është të analizojë si stilet e lidershipit ndikojnë në efektivitetin dhe performancën e administratës publike në nivel lokal.
Ky studim përdor një qasje kuantitative duke mbledhur të dhëna nga liderët dhe punonjësit e administratës publike të komunës së Gjilanit përmes anketave. Studimi ka përfshirë një mostër prej 100 respodentëve dhe një pyetësor të strukturuar nga ku kemi nxjerurr të dhënat primare lidhur me rolin e stileve të lidershipit në menaxhimin e administratës publike
Rezultatet e studimit tregojnë se lidershipi transformues ka një ndikim pozitiv dhe të dukshëm në motivimin dhe angazhimin e punonjësve në administratën publike të komunës së Gjilanit. Kjo formë e lidershipit kontribuon në krijimin e një mjedisi të punës më produktiv dhe bashkëpunues, duke rritur eficiencën dhe angazhimin e stafit. Nga ana tjetër, lidershipi autoritar është i lidhur me një atmosferë pune më pak fleksibël dhe shpesh çon në një komunikim të kufizuar dhe pakënaqësi në mesin e punonjësve. Studimi gjithashtu tregon se lidershipi i mirëfilltë është i lidhur ngushtë me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe aftësinë për të menaxhuar ndryshimet organizative, duke sugjeruar se përmirësimi i stilit të lidershipit mund të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve dhe performancës në administratën publike.
Rezultatet e këtij studimi na shërbejnë për të kuptuar ndikimin e stileve të lidershipit në menaxhimin e administratës publike dhe ofrojnë sugjerime për përmirësimin e performancës dhe motivimit të punonjësve në komunën e Gjilanit.