Abstract:
Punimi si qëllim primar ka mbështëtjen dhe adresimin e problemeve dhe sfidave që janë
shfaqur gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).
Njëherit, punimi paraqet një përmbledhje të strukturuar kronologjike të informacioneve që
reflektojnë procesin e integrimit evropian të shtetit shqiptar bazuar në burime kredibile (punime shkencore të publikuara në revista shkencore, artikuj, lajme, tekste akademiko- shkencore si dhe në revista profesionale të fushës dhe informacione, raporte të hartuara kryesisht nga organizata ndërkombëtare si dhe të dhëna tjerë relevante vendore dhe ndërkombëtare.
Synimi i punimit ishte që të evidentoheshin sfidat reale të cilat e kanë shoqëruar dhe e
shoqërojnë aktualisht lidershipin e shtetit shqiptar në procesin integrues në BE përgjatë tri
dekadave të kaluara (1992-2022).
Bazuar në gjetjet e punimit janë dhënë edhe rekomandimet përkatëse për të fasilituar sado pak integrimin e Shqipërisë në BE-, proces që urojmë të përmbyllet suksesshëm në një të ardhme të afërt.