Abstract:
Duke marrë në konsideratë rëndësinë që paraqet disiplina e marrëdhenieve publike digjitale tek zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme e njëkohësisht mungesa e theksuar e literaturës dhe studimeve në këtë fushë nxitën zhvillimin e këtij studimi. Ky punim ka për qëllim kryesor që të studiojë efektet që ka përdorimi i marrëdhënieve publike digjitale (MPD) të ndërmarrjeve të vogla e të mesme tek konsumatorët në Ferizaj. Studimi arriti t’i përgjigjet pyetjes kërkimore se cilat janë efektet e marrëdhënieve me publikun digjital të NVM në Ferizaj e të vërtetojë hipotezat e saj. Rezultoi që reputacioni dhe përgjegjësia sociale e korporatave, si rezultat i MPD, ndikojnë pozitivisht në sjelljen konsumatore. Rrjedhimisht, aplikimi i duhur i marrëdhënieve publike digjitale ndikojnë pozitivisht në rritjen e të ardhurave të NVM-ve.
Metoda shkencore e ndjekur në këtë punim është kualitative mbështetur nga të dhëna kuantitative të përftuara nga burimet parësore të zhvilluara nga autorja e punimit. Për përftimin e rezultateve është përdorur sondazhi, me shpërndarje të anketave tek 100 konsumatorë të rastësishëm në Ferizaj. Gjithashtu për hartimin e literaturës së këtij punimi janë përdorur edhe burime dytësore të cilat konsistojnë në libra, artikuj shkencorë, punime
akademike, lajme apo botime të postuara në faqe të besueshme dhe reputacionale në internet.