Abstract:
Në situata urgjente publiku rrit kërkesën për informata, kërkon këshilla shëndetësore dhe njohje për vetëmbrojtjeje. Tani institucionet publike kanë mundësi të shumta për t’i përçuar
mesazhet te qytetarët. Përveç medieve tradicionale, tani rol të madh luajnë edhe mediat online, rrjetet sociale.
Përdorimi i tyre përçon mesazh më shpejt. Ndjekja e strategjive dhe manualeve të komunikimit rrit efektin duke ruajtur besueshmërinë.
Pandemia Covid-19 ka prekur tërë botën. Në Kosovë rasti i parë është regjistruar në mars të vitit 2020. Ndër hapat më të rëndësishëm, në këtë rast jetik për popullin, është menaxhimi i situatës me shumë të panjohura. Një pjesë të rëndësishme luan komunikimi i rrezikut që përfshin gamën e kapaciteteve të komunikimit që kërkohen, punonjës të përgatitur, plane, strategji, procedura, të cilat paraqesin gatishmëri për reagim dhe rikuperim të një ngjarjeje të rëndë shëndetësore publike.
Komunikimi i rrezikut mban nën kontroll masat apo tenton t’i drejtojë sjelljet e njerëzve varësisht nga rekomandimet që jepen mbi rrezikun e caktuar.