Abstract:
Nga studime të shumta është vërejtur se objekt i studimit ka qenë përdorimi i internetit nga adoleshentët, mirëpo qasja për këtë fenomen ndryshon varësisht nga variablat që merren për studim. Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është dallimi ndërmjet Përdorimit Problematik të Internetit (GPIU) dhe Përdorimit Specifik të Problemeve të Internetit (SPIU), raporti ndërmjet sasisë dhe cilësisë së përdorimit të internetit. Rëndësia e këtij studimi është se synon të hedhë dritë mbi “përdorimin e internetit nga adoleshentët” dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të saj në jetën e tyre. Metoda e hulumtimit është : metoda cilësore dhe sasiore. Mënyra e hulumtimit dhe instrumentet që janë përdorur kanë dhënë rezultate në vërtetimin e hipotezave, kryesisht hipotezës së përgjithshme si: Përdorimi i internetit kërkesë imediate e kohës. Të dhënat nga pyetësori kryesisht janë analizuar në nivel deskriptiv. Sipas gjetjeve të hulumtimit përdorues janë më shumë vajza se djem. Rezultatet kanë dhënë përgjigje se përdorimi i internetit është domosdoshmëri. Përdorimi për kohë të gjatë përveç që krijon varshmëri është edhe pjesë e përditshmërisë që plotëson nevoja: ndihmon në socializim, ndihmon në procesin arsimor etj.. Ky hulumtim sjellë risi në këtë fushë duke ndihmuar prindërit, shkollat, psikologët e shkollave, hartuesit e planprogrameve, dhe studiuesit.