Abstract:
Kompanitë përdorin komunikimin e marketingut për të informuar, bindur dhe kujtuar përdoruesit për markat dhe produktet e tyre. Koncepti i komunikimit të integruar të marketingut në ditët e sotme po pranohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë, sidomos ato te cilat deshirojn qe te jene me pran me konsumatoret. Në këtë koncept, te gjitha kompanit duhet të integrojë dhe koordinojë me kujdes kanalet e komunikimit në mënyrë që të japin mesazhin e dëshiruar në mënyrën e duhur. Komunikimi i marketingut te integruar përfshin reklamimin, promovimin e shitjeve, ngjarjet dhe përvojat,marrëdhëniet e publikun dhe publicitetin, marketingun e drejtpërdrejtë dhe ndërveprues, marketingun gojë më gojë dhe shitjen personale, të gjitha këto komunikime marketingu duhet të lidhen së bashku për të ofruar një komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe mesazh bindës për biznesin dhe produktin. Ju gjithashtu mund të komunikoni përmes produktit përmes dizajnit të tij, paketimit dhe të ngjashme.