Abstract:
Ky studim flet për ndryshimin e formës së punës së gazetarëve në Kosovë, gjatë pandemisë covid-19. Qëllimi ishte të shpalosnim sfidat me të cilat u përballen mediat, gjatë raportimit për sëmundjen infektive.
Gjetjet tona shpjegojnë se punonjësit medial, kanë punuar në një mjedis të pasigurt në aspektin shëndetësor e ekonomik. Po ashtu një pjesë e mediave, kanë punuar duke u zhvendosur nga zyra në shtëpi, kurse raportimi në distancë del të ketë sjellë disa vështirësi në punën e tyre.
Duke u mbështetur në shembuj nga komunikimi me gazetarë, ne shohim se mediumet kanë përdorur forma të ndryshme të organizimit të redaksive gjatë coronavirusit. Ndonëse, covid-19 i zuri mediumet të papërgatitura dhe pa njohuri të mjaftueshme për gjithë sistemin shëndetësor në vend, mediumet kanë arritur të transemtojnë informacione të verifikueshme dhe të besueshme për audiencat e tyre, duke iu shmangur dezinformimit apo keqinformimit. Në anën tjetër, përdorimi i telefoneve celularëka mundësuar raportimin e tyre në kohë reale, përkundër karantinimit.